Milani rikuperon 3 lojtarë për ndeshjen ndaj Parmës

Tre pikë ndaj Lazios dhe tre lajme të mira nga infermieria për trajnerin e Milanit, Genaro Gattuso.

Në Parma, të shtunën e ardhshme në mesditë në një ndeshje tjetër shumë delikate për të arritur objektivin Champions, kuqezinjtë do të kenë në dispozicion mbrojtësit Romagnoli dhe Calabria të cilët morën goditje në sfidën ndaj Lazios por do të rikuperohen në kohë për sfidën ndaj Parmës, ashtu si edhe portieri Gianluggi Donnarumma i cili doli i dëmtuar nga fusha në sfidën ndaj Udineses dhe humbi takimet me Juventusin dhe Lazion.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me brazilianin Lucas Paqueta i cili është në proces riaftësimi nga dëmtimi që pësoi në kavilje në takimin me Udinesen dhe është në pikëpyetje për të luajtur ose jo në ndeshjen e rradhës.