Milani refuzon ofertën e PSG-së për Donnarumman

Një tratativë që mbetet pezull. Milani ka kthyer mbrapsht ofertën e parë të PSG për portierin Gigio Donnarumma.

Propozimi i drejtorit sportiv të parisienevë, Leonardo (deri pak javë më parë ishte në stafin drejtues të kuqezinjve) ishte 20 milionë euro, plus kartonin e Areolas (vlerësohet 30 milionë euro).

Një shifër e vogël për “Djallin”, që e vlerëson Donnarumman të paktën 60 milionë euro, edhe pse kontrata e “gardianit” skadon në vitin 2021. Gigio është shumë i ri, vetëm 20-vjeç, dhe duke marrë në konsideratë faktin që sezonin e kaluar Kepa la Bilbaon për t’iu bashkuar Chelsea-t për 80 milionë euro e Alisson u largua nga Roma për Liverpoolin për pak më shumë se 70 milionë, atëherë sipas klubit italian oferta e PSG është vërtet për të mos u marrë në konsideratë.

Milani ka dyshimet e tij për aftësitë e Areolas, që sezonin e kaluar luajti në 3 ndeshje te PSG mes kampionatit dhe Kupës përkundrejt 25 të Buffon. Dyshime të mëdha ka dhe vetë Donnarumma, që nuk është ende i bindur për t’u larguar nga “Djalli”.

Milani është nën presionin e kohës për një plusvalencë prej 30 milionë eurosh (Fair Play Financiar), por drejtuesit, nëse nuk rritet oferta për portierin e parë, mund të sakrifikojnë Ricardo Rodriguez dhe Kessie.