Milani është detyruar të bëjë ndryshime të mëdha në formacion, ndaj një Hellas Verone në formë shumë të mirë, për takimin e sotëm në Serie A.

Milani është në një seri pozitive prej tri fitoreve radhazi në ligë, gjë të cilën shpreson ta vazhdojë edhe sot në San Siro ndaj Veronës, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Stefano Piolit, megjithatë, përballet me disa mungesa pasi Ismael Bennacer është i suspenduar, Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer janë ftohur, ndërsa Lucas Biglia, Rade Krunic dhe Leo Duarte janë të lënduar.

Suso dhe Krzysztof Piatek janë shitur gjatë janarit, prandaj opsionet e Piolit në sulm janë tejet të kufizuara me vetëm Ante Rebic dhe Leao në vijën e frontit.

Ndërkohë, te Verona, e cila renditet e 10-ta me 29 pikë, titullarë të padiskutueshëm janë Amir Rrahmani i Kosovës dhe Kumbulla i Shqipërisë.

Formacionet zyrtare:

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic, Leao

Verona: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Daëidoëicz; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Zaccagni, Verre; Pessina