Milani pa dy lojtarë në derbin ndaj Juventusit

Nuk kanë fund problemet te Milani. Kuqezinjtë, të cilët po vazhdojnë të zhgënjejnë me rezultatet, duke u renditur në vendin e 12-të me 13 pikë të grumbulluara gjatë 11 javëve kampionat (shumë pak për një skuadër të madhe), duhet të përballen edhe me dëmtimet e Castillejos dhe Suso, të cilët me ardhjen e Piolit në drejtimin e skuadrës u rikthyen titullarë.

Ish lojtari i Liverpoolit ka pësuar një dëmtim në ligamentet e kofshës e majtë, çka e detyroi të mos luante me Lazion, sfidë të cilën kuqezinjtë e humbën 1-2. Sa i takon Castillejos, 24-vjeçari u detyrua të linte fushën në minutën e 35-të pas një tërheqjeje muskulore në kofshë.

Për momentin nuk dihet ende koha e rikuperimit të dy lojtarëve, që me shumë mundësi nuk do të jenë në sfidën ndaj Juventusit.

loading…