Milani nuk fiton ndaj Parmës, rrezikon vendin e katërt (Video)

Milani nuk ka arritur të dalë me 3 pikë nga udhëtimi te Parma teksa është dashur të pajtohej në fund me një barazim 1-1.

Ndeshja filloi me ritëm të ulët, ndërsa rastet më të mira i patën vendasit.

Fillimisht Kucka iu afrua golit me një roveshatë, kurse edhe Gervinho dështoi të shënonte nga afërsia.

Edhe pjesa e dytë nuk ndryshoi nga e para, me Milanin që bëntë një lojë të plogësht, gjersa ndryshimet e trajnerit Gattuso dhanë rezultat.

Ishte Samu Castillejo ai që kaloi Milanin në avantazh në minutën e 69-të, me sulmuesin spanjoll që shfrytëzoi asistin e bashkëkombasit të tij, Suso.

Milani në vazhdim shënoi sërish me Cutronen, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Kur zhvillohej minuta e 86-të Parma gjeti golin e barazimit me anë të mbrojtësi portugez, Bruno Alves i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të lirë afër zonës.

Deri në fund nuk ndryshoi rezultati, derisa ky barazim i prish punë Milanit që mbetet në vendin e 4-të me 56 pikë por rrezikon ta humb këtë pozitë në varësi të rezultateve të rivalëve.

https://vc.sporttube.com/video/2019/4/20/FIUCCCG.mp4