Milani në pritje të përgjigjes nga Ibrahimovici

Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara, ka thënë se klubi i tij është duke e pritur Zlatan Ibrahimovicin të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë, duke folur për mundësinë që sulmuesi veteran të kthehet në San Siro.

Ibrahimovic, i cili është lojtar i lirë tashmë pasi i mbaroi kontrata me LA Galaxy, shpjegoi në një intervistë së fundmi se do të rikthehet në futbollin italian dhe se është duke biseduar me familjen para se të vendosë cilit klub t’i bashkohet.

“Nuk ka lajme, nuk ka bisedime. Është një moment reflektimi (për Ibrahimovic) dhe Milani është duke pritur ta kuptojë se çfarë dëshiron ai. Jemi duke pritur”, tha Massara për Sky Sport.

Massara njoftoi se, në nivel burokratik, Ibrahimovic është i lirë t’i bashkohet cilit klub që do në çfarëdo kohe, madje ende pa u hapur zyrtarisht afati kalimtar dimëror.

Përveç Milanit, edhe Napoli dhe Bologna kanë shfaqur interesim të madh për sulmuesi suedez.