Zyrtarët e Milanit kanë filluar bisedimet me Barcelonën për mbrojtësin Jean-Clair Todibo shkruan Sky Sport Italia nëpërmes gazetarit dhe analistit të njohur Gianluca Di Marzio.

Kuqezinjtë ka kohë që janë lidhur me Todibon, i cili mbush 20 vjet këtë javë.

Ai nuk ka pasur minuta shumë në Camp Nou, duke bërë vetëm dy paraqitje në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve.

Dy klubet kanë dështuar më parë për të arritur një marrëveshje pasi që Barcelona dëshiron një marrëveshje huazimi për gjashtë muaj me të drejtë blerje në rast se e shet atë.

Megjithatë, Milani nuk është përgatitur për ta rivitalizuar një lojtar për asgjë duke thënë jo për të ardhmen e tij.

Sipas Sky Sport Italia, drejtori i sportit te Milani, Ricky Massara për momentin është në Barcelonë për të biseduar për Todibon dhe shpreson që ta huazojë atë me opsion blerjen në fund të sezonit.

Edhe analisti i  Sportitalia, Alfredo Pedulla e ka konfirmuar këtë takim por ai thotë se Barca dhe Milani tashmë janë pajtur, kështu që i mbetet kuqezinjve ta bindin Todibon që t’i bashkohet atyre.