Milani mposht Sassuolon nën regjinë e Ibrahimoviq, kthehet në vendin e pestë VIDEO

Milani ka fituar si mysafir i Sassuolos me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Milani që ka nëntë ndeshje pa humbje në Serie A, tani mban pozitën e pestë me 59 pikë, duke shpresuar për një vend në Ligën e Evropës.

Zlatan Ibrahimovic ka qenë ai që e ka mbajtur mbi super Milanin në mbrëmjen e sotme. Suedezi ka qenë në formë të jashtëzakonshme duke shënuar dy herë në pjesën e parë.

Fillimisht Ibra ka shënuar në minutën e 19-të ku pas një harkimi në zonë shënoi me një goditje me kokë për 1-0.

Sassuolo që mori kontnollin e lojës, barazoi me anë të një penalltie, ku Stefano Caputo ishte i saktë nga pika e bardhë 1-1.

Por Milani e kishte plan vetëm fitoren.

Krejt në fund të pjesës së parë, Ibrahomovic me një lëvizje të bukur kaloi portierin dhe shënoi për 2-1.