Milani mposht Chievon dhe blindon pozitën e tretë, shënon Përparim Hetemaj

Chievo është mposhtur sonte nga Milani me rezultat 1-2.

Në ndeshjen e zhvilluar në Serie A, një gol e ka shënuar Perparim Hetemi, por që nuk mjaftoi për t’ia siguruar një pikë klubit të tij.

Lucas Biglia shënoi golin e parë për Milanin në minutën e 31-të, kurse Hetemaj shënoi golin e barazimit (41’), ndërsa goli i epërsisë për Milanin erdhi në minutën e 57-të nga Krzysztof Piatek.

Milan është në pozitën e tretë në renditjen tabelare me 51 pikë, kurse Chievo është e fundit me vetëm 10 pikë.