Milani mendon të shesë Donnarumman, synohet transferimi i njërit mes James dhe Iscos

Milani ësht i gatshëm të shesë portierin italian, Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germaini.

Paratë e fituara nga largimi i Donnarummas, “Rossonerët” mendojnë t’i investojnë për të transferuar James Rodriguezin apo Iscon nga Real Madridi, raporton gazeta italiane “La Gazetta dello Sport”.

Milani ka refuzuar ofertën fillestare të Parisit për Donnarumman prej 20 milionë euro plus portierin Alphonse Areola. Milani kërkon vetëm para dhe së paku 50 milionë euro.

Nëse Parisi paguan atë shifër atëherë Milani do të ngrisë Pepe Reinan si portier të parë dhe paratë do t’i investojë në transferimin e Iscos apo James Rodriguezit.

Rodriguez do të kushtonte 42 milionë euro, ndërkohë Isco do të kushtonte 70 milionë euro.