Milani hedh sytë nga Gjermania për të përforcuar repartin e mbrojtjes.

Objektivi u kuqezinjve është Ozan Kabak që aktivizohet te Stuttgarti.

Për të djegur konkurrencën e ekipeve të tjera që interesohen për futbollistin, klubi nga Milanello ka nisur menjëherë bisedimet, duke i prezantuar menaxherëve të 19-vjeçarit edhe ofertën e parë.

Me rëninen nga kategoria të Stuttgartit, vlera e klauzolës së turkut kap shifrën e 15 milionë eurove, shumë që duket se kuqezinjtë mund t’a përballojnë pa shumë sforcime, duke parë dhe situatën me fair play-in financiar.