Milani me ofertë konkrete për Ibrahimovicin

Zbulohet oferta e Milanit për Zlatan Ibrahimovicin. Pasi nisën kontaktet me gjigantin suedez, tashmë ka edhe shifra konkrete, që e lënë topin në fushën e 38-vjeçarit, i cili do të thotë fjalën e fundit. Ibra ka komunikuar nëpërmjet telefonit me Bobanin dhe ka premtuar se do të vendosë për të ardhmen brenda dy javësh.

“Djalli” i ofron kontratë 6-mujore, me mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit edhe për një vit tjetër, nga e cila Ibra do të përfitonte në total 6 milionë euro.

Gjithsesi, mbetet një vendim i rrezikshëm për Milanin, sepse në një moshë të madhe, që po i afrohet të 40-ave, mund të jetë e vështirë për sulmuesin që të përballojë ritmin e Serie A.

Vendimi, që në këtë rast prek është krenarinë e Ibrahimovicit do të jetë pozitiv vetëm nëse vetë futbollisti mendon se mund t’ia dalë mbanë.