Milani lejon largimin e Piatek për 30 milionë euro

Krzysztof Piatek mund të shitet nga Milani, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Rossonerët kanë caktuar kushtet për shitjen e yllit polak.

Piatek ka zgjuar interesim nga Aston Villa por edhe Tottenhami që dëshiron ta zëvendësojë të lënduarin Harry Kane.

Mirëpo, drejtuesit e Milanit kërkojnë 30 milionë euro dhe janë të interesuar vetëm për shitje definitive dhe jo marrëveshje huazimi me opsion të blerjes.

Ky është vendimi për të cilin Milan ka njoftuar edhe përfaqësuesit e futbollistit.