Milani kualifikohet në çerekfinale vetëm pas vazhdimeve

Dy gola në vazhdime i ka shënuar skuadra e Milanit për ta siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë. “Rossonerët” të enjten në mbrëmje në “San Siro” fituan ndaj Genoas në 1/8 e finales me rezultatin, 3:1.

Skuadra që drejtohet nga legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko, kaloi e para në epërsi me golin e Leo Ostigardit në minutën e 17-të. Megjithatë, Milani luftoi shumë dhe i barazoi shifrat 15 minuta para fundit të duelit.

Olivier Giroud shënoi me kokë pas harkimit të Theo Hernandezit. Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, “kuqezinjtë” arritën të shënonin edhe dy gola tjerë për ta arritur fitoren e madhe e të vështirë. Portugezi Rafael Leao shënoi gol shumë të bukur nga një kënd i vështirë për epërsinë e një goli në minutën e 102-të.

Për 3:1 dhe për rezultatin final u përkujdes belgu Alexis Saelemaekers, që shënoi me asistimin e Hernandezit sërish. Milani në çerekfinale të Kupës do të luajë me fituesin e duelit mes Lazios e Udinese