Milani mendon për Karim Benzema. Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe më konkretisht “Don Balon”, kuqezinjtë synojnë të afrojnë në skuadër sulmuesin francez për të kompletuar repartin e avancuar.

Bisedimet me Real Madridin megjithatë do të jenë të vështira për Milanin edhe pse kuqezinjtë janë gati të ofrojnë deri në 65 milionë euro për kartonin e Benzema.

31 vjeçari nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” ndërkohë që synimi i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez është ta përfshijë francezin në tratativën që mund të çojë Mauro Icardin te “Los Blancos”.

Me pak fjalë e ardhmja e Benzema parashikohet në Milano por mbetet për t’u parë nëse do të jetë me ngjyrat kuqezi apo ato zikaltër.