Milani interesohet për anësorin e Interit

Matteo Politano ka mundësinë të futet në listën e lojtarëve që do të kujtohet përherë, duke veshur fanellën e Interit dhe të Milanit.

Anësori i Interit është objektiv i Milanit për afatin kalimtar të janarit.

Mediet në Itali raportojnë për një takim mes agjentëve të futbollistit me zyrtarët e Milanit.

Lojtari duket i hapur për një transferim te Milan, që së fundi ka transferuar edhe Zlatan Ibrahimovicin.

Politano te Interi është transferuar nga Sassuolo, por me ardhjen e Antonio Contes ka humbur minutat.