Milani i ardhshëm, 4 largime falas dhe shumë dilema

Sezoni aktual nuk ka përfunduar ende dhe Milani është në garë për vendin e katërt dhe kupën, por ndërkohë drejtuesit kuqezinj shohin nga e ardhmja, sepse për planifikimin e sezonit të ri nuk duhet pritur deri në qershor.

Në javët e ardhshme Leonardo e Maldini do të vendosin së bashku me Gattuso-n dhe Gazidis në lidhje me lojtarët që janë nën kontratë dhe lirohen në verë ose kanë edhe një vit më tej.

Shumica e titullarëve kanë kontrata afatgjata, por ka edhe çështje “me spec”, që duhen zgjidhur pa ardhur vera.

2019 – Prej kohësh po flitet për rinovim me kolumbianin Cristian Zapata, por firma nuk po vjen. Në fund të sezonit do largohen falas Montolivo, Bertolacci, José Mauri dhe me shumë gjasa edhe Abate, ndërsa Bakayoko është në huazim nga Chelsea dhe në verë qëndron te Milani vetëm nëse paguhen 38 milionë euro.

2020 – Bonaventura është i dëmtuar prej kohësh, ndaj rinovimi i tij do të varet nga ecuria e riaftësimit. Lucas Biglia dëshiron të rinovojë, por e ardhmja e tij varet edhe nga ajo e Kessie.

2021 – Nga lojtarët që kanë edhe 2 vite kontratë, çështja më problematike është ajo e Gigio Donnarumma-s. Rinovimi mund të kthehet në një problem madhor, ashtu si ndodhi herën e fundit, por të paktën prej muajsh nuk po flitet fare për këtë temë dhe ka rënë në qetësi edhe agjenti i lojtarit. Ricardo Rodriguez është mirë te Milani dhe është gati të rinovojë nëse klubi dëshiron, ndërsa Calhanoglu me shumë gjasa do të shitet këtë verë, në rast ofertash mbi 20 milionë euro.

2022 – Kapiteni Romagnoli është e tashmja dhe e ardhmja e Milanit, nuk përjashtohet rinovimi në muajt e ardhshëm. Krejt ndryshe situata për Suso e Kessie, i pari mund të largohet për 38 milionë euro sipas kontratës, i dyti është kthyer në problem pas sherrit me Biglia në derbi.

2023 – Piatek, Paquetà, Cutrone e Caldara janë “të blinduar” deri në 2023 dhe nuk ka nevojë të rishikohet kontrata me ta. Edhe Samu Castillejo ka kontratë afatgjatë, do të konfirmohet, nëse nuk vjen ndonjë ofertë e çmendur, sepse Milani e bley goxha shtrenjtë verën e shkuar, rreth 25 milionë euro.

LISTA E PLOTË E SKADIMIT TË KONTRATAVE

2019

Zapata

Abate

Montolivo

Bertolacci

José Mauri

Bakayoko

2020

Plizzari

Biglia

Bonaventura

2021

G. Donnarumma

A. Donnarumma

Reina

Strinic

Rodriguez

Musaçhio

Calhanoglu

Borini

2022

Romagnoli

Conti

Calabria

Laxalt

Kessie

Suso

2023

Caldara

Paquetà

Castillejo

Cutrone

Piatek