Milani fiton ndeshjen dramatike ndaj Genoas

Milani ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Genoa, në një ndeshje dramatike ku përveç golave nuk munguan as kartonët e kuq.

Në fitoren prej 1 me 2 të Milanit, tre lojtarë u përjashtuan nga ndeshja, dy të ekipit vendas dhe një nga ai mysafir.

Schone i dha epërsinë Genoas duke shënuar në minutën e 41 të ndeshjes.

Genoa mbeti pa një lojtar më pak në fushë kur Saponara u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45+2.

Në pjesën e dytë Milani përmbysi rezultatin përmes Hernandezit dhe Kessiet.

Në minutën e 56 Genoa mbeti edhe pa një lojtar, pasi Biraschi u ndëshkua me të kuq.

Kur po luhej minuta e 79 Calabria u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Drama nuk përfundoi këtu, pasi Genoa pati mundësinë të barazojë rezultatin në minutën e 90+3, por nga penaltia nuk u tregua i saktë Schone, pasi Reina ia priti goditjen e tij.

Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe mban vendin e 11. Kurse Genoa në vendin e parafundit ka 5 pikë.