Milani fiton me ‘zor’ dhe spektakël në ‘San Siro’, shpëton Gattuso

Milani i ka marr tri pikë tejet të vështira në Serie A.

Milani e ka mposhtur 3 me 2, Sampdorian, në javën e tretë të Serie A-së.

Rosonerët kaluan në epërsi me anë të Patrick Cutrones në minutën e 17’, ndërsa Saponara (21’) i barazoi shifrat.

Sampdoria arriti që ta përmbys rezultatin me anë të Quagliarellas (31’), por që Gonzalo Higuain i barazoi shifrat në minutën e 36’.

Pjesa e dytë u takoi rosonerëve, pasi Suso e rikthej epërsinë në minutën e 62’.

Pas javës së dhjetë, Milani gjendet në vendin e shtatë me 15 pikë.