Milani fiton me përmbysje dramatike ndaj Dudelangut
Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në San Siro ndërmjet Milanit dhe Dudelanges në kuadër të Ligës së Evropës.
5 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit, me Milanin që kaloi së pari në epërsi përmes Cutrones, që shënoi pas asistimit nga Higuaini në minutën e 21.
Mysafirët u kundërpërgjigjën përmes Stolzit që barazoi shifrat në minutën e 39.
Pjesën e dytë mysafirët e nisën më mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 49 përmes Turpelit.
Por, autogoli i Stelvios barazoi shifrat në 2 me 2.
Calhanoglu riktheu epërsinë e Milanit në minutën e 70. E tetë minuta më vonë mysafirët shënuan edhe një autogol, dhe ishte Schnell që çoi rezultatin në 4 me 2.
Golin e fundit e shënoi Borini në minutën e 81.
Në Grupin F Milani mban vendin e dytë me 10 pikë, një pikë më pak se lideri Betisi. Në vendin e tretë Olympiakosi ka shtatë pikë, kurse pa pikë në vendin e fundit është Dudelange.