Milani e shkatërron Juventusin dhe e nxjerr jashtë top katërshes në Serie A

Milani e ka shkatërruar 3:0 Juventusin në një duel të drejtpërdrejt për top katërshe në Serie A, duke e bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Brahim Diaz, Ante Rebic dhe Fikay Tomori shënuan për triumfin e madh të Milanit në Alliaz Stadium në Torino, të dielën.

Kjo fitore nënkupton se kuqezinjtë rikthehet në vendin e tretë në Serie A me 72 pikë, aq sa ka Atalanta në vendin e dytë dhe dy më shumë se Napoli në vendin e katërt.

Juventusi bie në pozitën e pestë me 69 pikë.

Milani është në kërkim të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube, për herë të parë që prej sezonit 2013/14.

Juventusi i Andrea Pirlos, ndërkohë, duhet të shpresojë në gabimin e kundërshtarëve dhe t’i fitojë të gjitha tri ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Pak pas raporti i plotë.