Milani e rinis sezonin me 4 gola

Milani e ka rinisur furishëm sezonin 2019/20 që ishte ndërprerë për shkak të pandemisë.

Të besuarit e Stefano Pioli e kanë mposhtur në udhëtim Lecen, me rezultat 4-1.

Një gol u shënuan në pjesën e parë, ndërsa katër të tjerë në atë të dytë.

Për Milanin shënuan Samuel Castillejo, Giacomo Bonaventura, Rafael Leao dhe Ante Rebic.

Golin e nderit për Leccen e shënoi Marco Mancosu.

Milani synon daljen në Evropë dhe me këto tri pikë i është afruar edhe më shumë asaj zone.