Milani e nis me fitore, i afrohet Napolit në kreun e tabelës

Milani ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj Salernitanas.

Leao e Tonali vendësen gjithçka në këtë sfidë e cila në fillim u duk se do të jetë e lehtë për Milanin por doli bukur e vështirë.

Gjithsesi, tash pas 16 xhirove Milani është në pozitën e dytë me 36 pikë, pesë më pak sesa Napoli që është në vendin e parë dhe ka një ndeshje më pak të luajtur.