PSG

Milani e humbet Chukwuezen për ndeshjet e rëndësishme

Milani do të jetë pa sulmuesin Samuel Chukwueze për ndeshjet e ardhshme të mëdha kundër Juventusit dhe Paris Saint-Germain, pasi ai pësoi një dëmtim sa ishte me kombëtare.

Sulmuesi i Nigerisë pësoi një dëmtim dhe u përjashtua nga ndeshja e ekipit të tij kundër Mozambikut.

Nuk është e qartë se sa i rëndë është dëmtimi, transmeton Gazeta Express.

Ky lloj dëmtimi zakonisht kërkon të paktën disa javë jashtë, më shumë gjasa afër një muaji, në varësi se sa i rëndë është lëndimi.

Është koha më e keqe e mundshme, përpara një serie ndeshjesh që do t’i shohin kuqezinjtë të përballen me Juventusin, Paris Saint-Germain dhe Napolin mes Serisë A dhe Ligës së Kampionëve.

Theo Hernandez dhe portieri Mike Maignan janë suspenduar për përballjen në krye të tabelës me Juventusin.

Ruben Loftus-Cheek, Ismael Bennacer, Mattia Caldara dhe Rade Krunic janë gjithashtu duke luftuar me lëndimet.