Milani

Milani e bën prioritet transferimin e Zirkzee, shqyrton ofertën para plus lojtar

Milani do të ketë prioritet nënshkrimin e një qendërsulmuesi të ri në afatin kalimtar të verës dhe sulmuesi i Bolognës , i lidhur edhe me Manchester United, Joshua Zirkzee mund të jetë objektivi kryesor i kuqezinjve.

Kuqezinjtë mendohet se janë në kërkim të një trashëgimtari të mundshëm të Olivier Giroud, pasi 37-vjeçari po hyn në muajt e fundit të kontratës së tij aktuale dhe raportohet se ai mund të jetë i hapur për një sfidë të re diku tjetër. Një kalim në MLS mendohet të jetë një opsion joshës.

Milani ka disa sulmues për të vlerësuar përpara afatit kalimtar të verës, duke përfshirë sulmuesin e Lille dhe Kanadasë, Jonathan David, por Milani beson se mund të përdorë një nga të huazuarit e tyre për të arritur një marrëveshje me Bolognan për Zirkzee.

Eksperti i transferimeve Matteo Moretto ka thënë për Caught Offside  se “herët a vonë”, Bologna do të flasë me Milanin për Alexis Saelemaekers, i cili aktualisht është i huazuar në Dall’Ara deri në fund të sezonit me një opsion për ta blerë.

Gazetari i njohur raporton se Bologna dëshiron ta bëjë të përhershëm qëndrimin e Saelemaekers në Bologna.

Besohet se Milani do të përpiqet të përdorë interesin e Bolognës në Saelemaekers si një mjet të mundshëm pazaresh në diskutimet për Zirkzee. Milani do të shohë nëse mund të negociojë një marrëveshje që përfshin belgun plus para.

Kuqezinjtë nuk janë e vetmja skuadër e interesuar në Zirkzee, pasi disa klube në Ligën Premier, duke përfshirë Manchester Unitedin janë gjithashtu të interesuar për 22-vjeçarin premtues.