Milani duhet të gjejë një zgjidhje për sulmuesin polak, Krzysztof Piatek.
Piatek është shndërruar nga futbollisti kryesor i Milanit në rezervist.
Golashënuesi polak ishte futbollisti më i dalluar i “Rossonerëve” në pjesën e dytë të sezonit të shkuar.
Mirëpo, në edicionin e ri ai ka përfunduar si rezervist te skuadra “Rossonere”.
Mediat italiane shkruajnë se Piatek e ka të vështirë të adaptohet në lojën e trajnerit të ri Marco Giampaolo.
Andaj, klubi duhet të presë për të parë një reagim prej tij apo nëse do të ndodhë që në janar të nxirret në shitje.
loading…







