Milani do të ndërtojë stadiumin e ri pa Interin, tri janë opsionet

Milani thuhet se ka vendosur të ndërtojë stadiumin e ri pa Interin dhe ka identifikuar tre pika të mundshme për epokën pas San Siros.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë të gatshëm të ndajnë rrugët me rivalët e tyre të qytetit, Interin, duke ndërtuar vetëm një stadium të ri.

Dy klubet kishin miratuar një vit një projekt të quajtur ‘Katedralja’, për stadiumin e tyre të ri. Një stadium i përbashkët që duhet të ishte ndërtuar në zonën e stadiumit ekzistues, por sipas GDS, ai plan nuk është më në agjendën e Gerry Cardinale.

Pronari i ri i kuqezinjve dëshiron të ndërtojë një stadium të ri i vetëm, pa rivalët e tyre të qytetit. Kampionët në fuqi të Serie A kanë identifikuar tashmë tre pika ku mund të ndërtohet shtëpia e tyre e re.

Opsioni i parë është në Sesto San Giovanni, pak jashtë Milanit. Këshilli i qytetit i ka dhënë tashmë dritën jeshile çdo projekti që përfshin stadiumin e ri të Milanit. Një zonë e madhe është në dispozicion për kuqezinjtë, të cilët, megjithatë, do të luanin për herë të parë jashtë qytetit të Milanos.

Opsioni i dytë është San Donato, gjithashtu jashtë Milanit; ndërsa e treta është një zonë prej 75 hektarësh e quajtur ‘La Maura’, jo shumë larg nga San Siro, në pronësi të Grupit FCMA.

Cardinale do të bëjë vlerësimin e tij dhe do të marrë një vendim së shpejti.

Gazzetta dello Sport raporton se ai është i vetëdijshëm se Milani ka nevojë për një stadium të ri dhe ka nevojë vetëm për të, veçanërisht pasi pa se klubi fitoi më shumë se 9 milionë euro për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit javën e kaluar, të ardhurat më të larta të një ndeshjes në futbollin italian. /Telegrafi/