Milani dhe Juve ndajnë pikët në derbi

Derbi i xhiros së 23-të në Serie A ndërmjet Milanit dhe Juventusit nuk ka dhënë fitues.

Të dielën në “San Siro” dy ekipet e mëdha luajtën pa gola, 0:0.

Mundësi shënimi kishin të dy skuadrat por që nuk arritën t’i konkretizonin.

Me këtë barazim Milani zhvendoset në pozitën e tretë me 49 pikë.

Lider është Interi me 53 pikë.

Juventusi pozicionohet në vendin e pestë me 42 pikë.