Seria A

Milani dhe Atalanta ndahen në paqe në “San Siro”

Milani dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 26-të të Serie A.

Kuqezinjtë e nisën furishëm ndeshjen, duke shënuar që rastin e parë para porte.

Rafael Leao në minutën e tretë shënoi për 1-0, duke mposhtur portierin Marco Carnesecchi.

Atalanta u lëshua në sulm për të barazuar, duke renditur rastet me Emil Holm dhe Charles de Ketelaere.

Ishte pikërisht Holm që u rrëzua në zonë në minutën e 39-të dhe pas rishikimit të VAR u vendos për penallti.

Teun Koopmeiners ishte i saktë nga pika e bardhë për të mposhtur Mike Maignan për 1-1.

Pjesa e dytë i takoi plotësisht Milanin, që kishte shumë më shumë nga loja duke rrezikuar disa herë.

Davide Calabria, Christian Pulisic dhe Ruben Loftus-Cheek kishin raste për të shënuar golin e epërsisë.

Në minutën e 80-të një rast u paraqit edhe për Olivier Giroudin i cili gjuajti, por njëri nga mbrojtësit e Atalantas largoi topin nga vija.

Deri në fund gola të tjerë nuk kishte dhe Milani me 53 pikë mbetet në vendin e tretë, ndërsa Atalanta me 46 pikë është në vendin e pestë.