Milani afër nënshkrimit me futbollistin e Sevillas

Ac Milan janë shumë afër të arrijnë marrëveshje me sulmuesin Luis Muriel.Sipas asaj që thuhet në mediat Italiane sulmuesi kolumbian Luis Muriel është shumë afër transferimit tek skuadra rosonore.Thuhet se rosonerët kanë arritur marrëveshje me lojtarin, dhe tani ju mbetet vetëm të arrijnë marrëveshjen me klubin e Sevilla-s.

Sevilla dëshiron një marrëveshje ku është obligative blerja e lojtarit, ndërkohë Milan dëshiron të vendos në fund të sezonit për blerjen përfundimtare.Mbetet të shihet në mini-afatin kalimtar të Janarit, atëherë kur edhe përfundimisht do të mësohet destinacioni i ardhshëm i futbollistit.Kujtojmë se Milani dhe Sevilla kanë bashkëpunime të shkëlqyeshme mes vete.