Milani afër arritjes së marrëveshjes me dy lojtarë

Mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi duket gjithnjë e më pranë Milanit.

Agjenti i futbollistit, Giuseppe Riso, i cili mbron edhe interesat e mbrojtësit të Atalantës, Gianluca Mancini, u takua me Paolo Maldinin për të folur rreth kalimit të mesfushorit në Milano.

Edhe gjatë merkatos së janarit, Sensi u kërkua me ngulm nga Milani por mes klubeve nuk u arrit një marrëveshje.

Ndërkohë që përveç Sensit, i cili do ta mirëpriste një kalim në “San Siro”, Maldini dhe agjenti kanë diskutuar edhe mbi mundësinë e transferimit të mbrojtësit Mancini në radhët e kuqezinjëve. Dy lojtarët e kombëtares së Italisë shikohen nga drejtuesi i Milanit si përforcimet ideale për sezonin e ri.