Përparim Hetemaj ka kthyer barazinë në Chievo-Milan.
Kosovari që luan për Finlandën ka përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes kuqezi dhe ka mposhtur Donnarumma-n me një goditje me kokë në minutën e 41-të.
Kuqezinjtë kanë mbetur edhe pa trajnerin Gattuso, i cili është përjashtuar nga arbitri Pairetto për protesta pas një faulli të pësuar nga Paqueta, që nuk është dhënë nga gjyqtari.







