Milan ndryshon stemën për të dërguar një mesazh gjatë kohës së Covid-19

Italia po shkatërrohet nga koronavirusi.

Mijëra njerëz tashmë kanë vdekur nga ky virus vdekjeprurës, dhe dhjetëra mijëa janë infektua.

Futbolli, si dhe sportet në përgjithësi, janë ndërprerë në kohën e kësaj fatkeqësie, dhe Milan ka vendosur t’u dërgojë një mesazh qytetarëve të Italisë, duke u kërkuar të respektojnë masat paraprake.

Klubi italian ka ‘ndarë’ stemën e tij në tre pjesë për t’i treguar të gjithëve se në këto komente, distanca mes njerëzve është thelbësore për të zvogëluar numrin e të infektuarve.

“Qëndrimi në distancë tani do të bëjë që të jemi përsëri bashkë dhe më të veçantë më vonë”./Lajmi.net/