Milaim Zeka thotë se i arrestuari i parë nga Specialja dyshohet për vrasjen e një zyrtari të lartë të LDK’së

Ish’deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka thënë sot se i arrestuari i parë nga Specialja dyshohet për disa vrasje gjatë luftës, si dhe sipas tij, të paktën një vrasje të një zyrtari të lartë të LDK’së.

Zeka në Facebook ka thënë se këto informacione i ka marrë nga burime brenda Prokurorisë.

Sipas tij, arrestime do të ketë edhe në ditët në vazhdim.