Milaim Zeka

Milaim Zeka shkon në zyrat e OVL së UÇK-së për të kërkuar dosjen, takohet me përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara

Në takimin që aktualisht janë duke e zhvilluar krerët e OVL –UÇK-së me përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara, të cilët kanë shkuar në zyrat e kësaj organizatë për t’i marrë dosjet e pranuara dje, ishte edhe Milaim Zeka.

Pasi doli nga takimi, Zeka tha se aty ndodhej rastësisht pasi kishte ardhur në OVL-UÇK për t’i marrë një kopje të dosjes e cila dje u la në zyrat e kësaj organizate nga një person anonim.

“Kam ardhur thjeshtë me marr një kopje dhe mendoj që gazetarët mundem me i publikua por vetëm duke ua mbuluar të dhënat personale dëshmitarëve, ndërsa dëshmia mund të publikohet”, tha ai.

Ai shtoi se brenda në takim, përfaqësuesit e Gjykatës Speciale i kanë kërkuar dosjet dhe kanë thënë se janë materiale sensitive, ndërkaq në anën tjetër kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj iu kanë thënë se dosjet nuk mund t’i marrin pa praninë e prokurorisë së Kosovës dhe Policisë se Kosovës.

Ish deputeti Zeka e ka konsideruar skandaloz rrjedhën e këtyre dokumenteve derisa për personin të cilin po i sjellë këto dokumente, thotë se nëse dëshirojnë, Policia e Kosovës mund ta identikojnë brenda 24 orëve.