Milaim Zeka publikon video ku mërgimtarët vozisin “200 kilometra” në një rrugicë në Gjilan

Gazetari Milaim Zeka ka postuar dy video ku shihen dy vetura duke vozitur me shpejtësi në një rrugicë në Komunën e Gjilanit.

Zeka nuk ka kursyer kritikat ndaj dy vozitësve, duke i quajtur edhe “banhof-ista të Zvicrës”.

“Shikoni se si vozisin dy banhof-ista të Zvicrës, në një rrugicë të Gjilanit, ku shpejtësia është 20 km, ata 200”, ka shkruar Zeka.

Ai ka thënë se ka qenë prezent në këtë lokal ku edhe i ka marrë pamjet nga kamera e sigurisë.

Zeka ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hapin rast.