Deputeti i partisë Socialdemokratike “Nisma”, Miliam Zeka, ka qenë i ftuar në emisionin ‘n’Kosovë Shoë’.

I pyetur se cili është raporti me nënkryetarin dhe kryetarin e Këshillit Kombetar të Nismës, Jakup Krasniqin ai ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Nuk flas me Jakupin. Në fakt, ai nuk flet me mua. As nuk e përshendes dhe nuk kam qenë në parti qe tetë muaj. Çdo vendim që e jep kryetari Limaj, çdo gjë që thotë se duhet me dhënë votën, për çështje madhore, unë e dëgjojë”, ka thënë Zeka, shkruan Ballkani.info.

“Deri në vdekje ka me mendu për Jakupin se është një kontribues i madh i çështjes kombëtare, një intelektual, një historian dhe njohës i madh, jo politikan dhe deri të vdes ka me thënë se i vetmi fërkim me të që kam është se nuk ka lënë njeri të familjes pa e punësu”, janë ndër tjera fjalët e Zekës për Jakup Krasniqin.

Po ashtu, Zeka tregoi se ka shumë raporte të mira me Fatmir Limës, i cili kur Zeka ishte në burg, Limaj ka pyetur nusën se a kanë nevojë për ndonjë gjë.

“Edhe macat i ka punësu Jakup Krasniqi”, tha ai. /Ballkani.info/