Milaim Zeka
Milaim Zeka i gatshëm për zgjedhje, por ka këtë kusht
Milaim Zeka, Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, përmes një postimi në “Facebook”, po thotë se është i gatshëm ta përkrahë rrëzimin e qeverisë nëse dikush do të tregonte se zgjedhjen alternative më të mirë për vendin
Zeka ka “thumbuar”, edhe bashkëpartiakun e tij Jakup Krasniqin i cili në disa raste ka deklaruar se nëse do të ishte në vendin e kryeministrit Haradinaj do të jepte dorëheqje.
Ky është reagimi i plotë i Zekës:
Sa eshte e drejte dhe korrekte kerkesa e Jakup Krasniqit?!
Ka disa here me radhe, qe zyrtari me i larte i NISM-es, poë perserite refrenin e tije: “Po te isha ne vendin e kryeministrit Haradinaj, do te kisha dhene doreheqeje”!
Kjo kerkese nuk eshte as e drejte, as korrekte, pasiqe ajo duhet drejtuar ne adrese te zv. Kryeministrit Limaj dhe gjithe kabinetit qeveritar te Nismes. Ne kete menyre, çdo kush do ta besonte.
Une personalisht do ta perkraheja rrezimin e qeverise, nese dikush do me tregonte se çfare do te behej me mire ne kete vend, nese neser do te mbaheshin zgjedhejet e reja? Do kete ndryshim?