Wesley Clark

Miku i Kosovës për Putinin: Ai është i gatshëm të vrasë mijëra njerëz, do të shpallet kriminel lufte

Gjenerali amerikan i pensionuar, miku i Kosovës, Wesley Clark ka folur për televizionin HTV.

Clark i cili në vitin 1999 i udhëhoqi forcat e NATO-s në intervenimin ushtarak për çlirimin e Kosovës, ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin se nuk vendos vet nëse do të ketë luftë apo jo.

I pyetur se cili është skenari i radhës në krizën aktuale në Ukrainë, Clark thotë:

“Mendoj se Ukraina duhet të jetë e fuqishme. Putini duhet të vendos se a do të paguaj çmimin e rëndë nëse vërtetë dëshiron ta sulmojë Ukrainën. Vladimir Putini e kontrollon Rusinë. I vret ose i burgos kundërshtarët. Në Rusi nuk ka demokracia, në përgjithësi është shtet policor. Kjo situatë çdo vit bëhet më e rëndë. Nëse dëshiron ta shpëtojë vendin tij, duhet ta tërheqë ushtrinë e vetë. Asgjë nuk e pengon që të tërhiqet. Vetëm duhet të thotë: E kemi kryer stërvitjen, ju faleminderit dhe e vazhdojmë dialogun me NATO-n. Kjo është e gjitha. Kjo është këshilla ime për Putinin. A do të ndërhyjë në Ukrainë, askush nuk e di”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se lufta do të ishte katastrofë për Rusinë.

“Ka opsione të ndryshme. Por nëse sulmon, do të ishte katastrofë për Rusinë. Kjo do të vrasë mijëra njerëz. Rusia do të konsiderohet shtet konfliktuoz, ndër Putinin do të konsiderojnë kriminel lufte”.

Clark e ka akuzuar rëndë presidentit rus.

“E dimë se zotëri Putini është i gatshëm për dhunë të tmerrshme. Ai nuk është evropian. Ai nuk mendon si lider evropian apo amerikan. Nën drejtimin e tij, shërbimet ruse kanë vendos bomba në Moskë, duke vrarë njerëz. Ai e ka nxitur luftën në Çeçeni që të bëhej hero”.