Mike Tyson i tmerrshëm, e tronditë fansin që i përqeshi tatuazhin

Mike Tayson vazhdon të sjellë imazhe interesante. Pas sulmit të fansit në aeroplan dhe veshjes me kostum të bletës, një tjetër fans i tij këtë herë u trondit, shkruan Demokracia.com.

Kur kampioni i peshave të rënda doli pranë tij, fansi u trondit pasi vetëm disa momente më parë ai e quajti tatuazhin që mbante Tayson në fytyrës si të shëmtuar.

Në një skeç të “Jimmy Kimmel Live”, Tyson u pa duke befasuar fansat në rrugë, njëri prej të cilëve u pyet se çfarë mendonte për tatuazhin ikonik në fytyrën e Tyson.

Fatmirësisht, asnjë vesh nuk u dëmtua në realizimin e klipit, pavarësisht se djaloshi tha se tatuazhi i Tyson-it e bën atë të duket sikur i është dhënë “shuplakë e keqe në fytyrë”. /Demokracia.com