Meçi

Mike Tyson e paralajmëron Anthony Joshuan: Humbja e parë mund ta shkatërrojë atë, ose do ta bëjë më të mirë

Mike Tyson thotë se humbja e Anthony Joshua ndaj Andy Ruiz Jr mund ta ‘shkatërrojë atë’, para ndeshjes të së shtunës në mbrëmje.

Joshua humbi në raundin e shtatë në ndeshjen e parë në Madison Square Garden me 1 qershor, duke bërë një nga befasitë më të mëdha në historinë e boksit.

30-vjeçari e kishte rrëzuar Ruizin në tokë në raundin e tretë, por më pas u kap nga një goditje e majtë e fortë vetëm disa sekonda më vonë – një goditje që ai kurrë nuk e mori veten plotësisht në atë meç.

Analistët dhe tifozët tani janë të ndarë në lidhje me rezultatin e ndeshjes që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, përfshirë edhe ish-kampionin e botës në peshë të rëndë, Mike Tyson.

“Ai është më i përulur tani”, ka thënë Tyson në dokumentarin e BBC Sport ‘One Night’.

“Kjo ose e bën atë një individ më të mirë, një luftëtar më të mirë, një person më të mirë ose thjesht mund ta shkatërrojë atë”.

Tyson ka qenë viktimë e një humbje të tillë, kur u rrëzua nga Buster Douglas në Tokio në vitin 1990.

Douglas ishte jofavorit në atë ndeshje (sikurse Ruiz Jr në luftës së tij të parë me Joshuan) dhe Tyson që në fillim e kishte zbuluar se do të pësonte humbje.

“Duhet vetëm një grusht”.

“Kjo nuk i ndodhi kurrë më parë [Joshuas], ai nuk është lënduar kurrë më parë, ai kurrë nuk ka qenë në këtë situatë më parë dhe ju sjell një lloj paniku”, ka thënë ai.