Mihrije Braha: Nëse karantina do të më kapte në fillim të dashurisë nuk e di se sa fëmijë do bëja

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja nga Kosova Mihrije Braha. Këngëtarja zbuloi se gjatë kësaj kohe pandemie ka ndjekur një karantinë strikte, pra për rreth 49 ditë nuk ka dalë fare nga shtëpia. Megjithatë, ajo kishte një dëshirë të veçantë, që karantina ta kishte gjetur atë dhe bashkëshortin Naim Abazi, në fillimet e dashurisë së tyre

E pyetur nga Bieta se sa fëmijë do të bënin, nëse një gjë e tillë do të ishte e mundur. Këngëtarja u shpreh se nuk e dinë sa, duke nënkuptuar që do të ishin “goxha”.

“Ka pasur momente kur thoshim me Naimin që të mbylleshim kur ishim në ditët e para të dashurisë sonë. Pra ta kishim shtëpinë veç për vete. (Sa fëmijë do të kishe bërë me Naimin nëse do të ishte e mundur një gjë e tillë) Nuk e di. Këtu nuk e di çfarë mund të them”, tha me humor këngëtarja.