Drejtori i IKD-së, Ehat Miftari ka kritikuar mbledhjen e sotshme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai me ironi tha se përformanca e folësve ishte e dobët.

Tutje ai tha se “aktori Kurti në ditët ne vazhdim mbase del me nje autokritike”.

“Sa ishte çmimi për pjesëmarrje në Stand-UP komedinë e VV?  Performanca e aktorëve dëgjova se ishte shumë e dobët. Sipas kritikëve,  e vetmja pjese qe kishte shkelqyer ishin duartrokitjet e publikut dhe ovacionet dhe bertima te paartikuluara per aktorin kryesor. Aktori Kurti në ditet ne vazhdim mbase del me nje autokritike”, tha ai.