Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas rastit të rrahjes së të riut Haris Kelmendi nga pjesëtari i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, shkruan Ballkani.info.
Miftaraj shkruan se IKD në vazhdimësi ka kërkuar që në dhomat e intervistimit dhe marrjes në pyetje të policisë dhe prokurorisë të ketë kamera dhe tërë kjo procedurë të incizohet auto dhe video.
Sipas tij, asnjë parti politike nuk e ka në agjendë politike një gjë të tillë, sepse Policia dhe Prokuroria janë mjet për realizimin e qëllimeve politike.
Ai ka shtuar se dhuna policore është sinonim i shtetit të kapur dhe mungesës së demokracisë.
Postimi i plotë:
Dhune e shfrenuar barbare ndaj nje te ndaluari ne stacion te policise.
Ky rast doli ne publik, sepse koleget e policit te terbuar nuk jane mjaftuar vetem me keq trajtimin dhe dhunen fizike dhe psiqike ndaj te ndaluarit.
Trofeu i tyre ishte inxhizimi i tere kesaj dhune per te knaqur egon e tyre te semure.
IKD ne vazhdimese ka kerkuar qe ne dhomat e intervistimit dhe marrjes ne pyetje te policise dhd prokurorise te kete kamera dhe tere kjo procedure te inxhizohet audio dhe video.
Draft Strategjia per Sektorin e Sundimit te Ligjit fatmiresisht e ka trajtuar kete problematike dhe sjelljes jo profesionale te policise, perfshire fshehjen e rasteve te tilla, amnistine e kryesve te veprave penale te tilla.
Asnje parti politike nuk e ka ne agjende politike nje gje te tille, sepse per Policia dhe Prokuroria jane mjet per realizimin e qellimeve politike.
Jam i sigurte se per poena politike tash edhe e flasin ndonje fjale ose premtim elektoral, por vetem sa per te dhene.
Dhuna policore eshte sinonim i shtetit te kapur dhe mungeses se demokracise.







