Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka reaguar pas propozimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e koeficientit në sektorin publik nga 105 euro në 110 euro.

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se rritja e koeficientit shkon në mënyrë të barabartë për politikanët, raporton Ballkani.info.

“Me fjalë tjera, prape se prape perfituesit me te medhenj nga ngritja e koeficientit shkon ne menyre te pabarabarte per politikanet” , ka shkruar Miftaraj.

Ai ka treguar në detaje se kush përfiton nga rritja e koeficientit.

“Paga e Presidentes rritet per 90 Euro; Paga e Kryeministrit rritet per 85 Euro; Paga e Deputetit dhe Ministrit rritet per 82 Euro; Keshilltareve politik ne Kuvend; Zyre te Kryeministrir dhe ministrive; pagat iu rriten nga 40 deri ne 65 Euro”.

“Paga e ushtarit te FSK rritet 28 Euro’;Paga e Policit rritet 25 Euro; Paga e Policit te Ri rritet 22 Euro dhe 50 cent ; Paga e zjarrfikesit rritet 25 Euro; Paga e infermierit rritet prej 25 deri 30 Euro; Paga e zyrtarit ligjor rritet prej 25 deri 30 Euro; Paga e mesuesit ne shkolle fillore dhe te mesme rritet prej 25 deri 33 Euro”, ka shkruar tutje Miftaraj./Ballkani.info/

Postimi i plotë: