ehat miftaraj

Miftaraj: Në Kosovë ka korrupsion endemik, sistemi prokurorial ka dështuar në hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit të lartë

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se është fakt se ka korrupsion endemik në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkueshmërisë kur klientela e tij është e përfshirë në korrupsion.

Po ashtu, Miftaraj ka thënë se sistemi prokurorial ka dështuar për të hetuar dhe ndjekur korrupsionin e lartë.

Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për sistem prokurorial të pavarur dhe me integritet dhe qeveri që udhëhiqet nga parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.

Postimi i tij i plotë:

Se ka korrupsion endemik në Kosovë, është fakt.

Është fakt i pakontestueshem po ashtu se qeveria Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkueshmërisë kur klientela e tij është e përfshirë në korrupsion. Kjo tanim eshte e vertetuar nga raporte kredibile nderkombetare dhe te shoqerise civile ne Kosove, qe ende nuk i jane nenshtruar joshjeve me pozita dhe privilegjeve nga ana e LVV.

Se kemi sistem prokurorial, me theks te veçante Prokurori Speciale te deshtuar per te hetuar dhe ndjekur korrupsionin e nivelit te larte poashtu eshte fakt i pakontestueshem.

Kosova ka nevoje per sistem prokurorial te pavarur dhe me integritet dhe nje qeveri qe udhehiqet nga parime te sundimit te ligjit dhe qeverisjes se mire, per te besuar se ky vend do te behet.

Deri atehere, shteti do te jete miqesor dhe i mire vetem per pjesen e atyre qe jane afer dhe i sherbejne me oportunizem partise ne pushtet.