Ish lojtari

Michael Carrick e pason përkohësisht Mourinhon në stolin e Manchester Unitedit

Pas lajmit se Jose Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, mediat angleze, si Sky Sports dhe Mirror, raportojnë se Michael Carrick do të jetë zëvendësuesi i portugezit deri në fund të sezonit.

Mourinho u shkarkua pas dy sezoneve e gjysmë në pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit, pas rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta që pati skuadra e tij gjatë këtij sezoni.

Përmes deklaratës për shkarkimin e Mourinhos, Manchester Unitedi ka bërë të ditur se fillimisht do të emërohet një trajner i përkohëshëm, deri në fund të sezonit, para se të merret vendimi përfundimtar për këtë pozitë.

Carricku ishte pjesë e stafit të trajnerëve të Mourinhos gjatë këtij sezoni, pasi i dha fund karrierës së tij mbresëlënëse me Manchester Unitedit vetëm një vit më parë. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë te ‘Djajtë e kuq”, bashkë me lojtarë si Paul Scholes, Ryan Giggs, Gary Neville e David Beckham