MI reagon ndaj lajmit se Pal Lekaj ka blerë orë mbi 4000 euro (FOTO)

Në lidhje me artikullin e një mediumi për çmimin e orës së Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar kjo e fundit.

Përmes një njoftimi, Ministria e Infrastrukturës ka hedhur poshtë pretendimet e mediumeve online se ora e ministrit Lekaj është e markës ‘Rolex’ dhe se kushton 4.099 euro, transmeton Ballkani.info.

Në reagim, thuhet se kjo orë është ‘Richelieu Sëiss’ dhe se kushton 139.99 euro.

Ndër të tjerash, në njoftim është bërë e ditur se për këtë artikull tendecioz, ministri Lekaj do të ndjekë rrugët ligjore ndaj mediumit në fjalë për shpifjet që janë bërë. /Ballkani.info