SC Gjilani

Mezani: Ndaj Malishevës duam vetëm fitore

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka kërkuar nga futbollistët e tij që të japin më tepër se 100% nëa ndeshjet e mbetura të kampionatit, pasi që sipas tij kjo është forma e vetme për të arritur pikët të cilat do përmbushin objektivin e sezonit.

Në prag të duelit ndaj Malishevës tekniku i ‘kuqebardhëve’ deklaroi se skuadra që ai drejton do të udhëtojë për pikët e plota, ndërkohë që u ka bërë thirrje futbollistëve që të japin me tepër se maksimumin.

“Jemi para një ndeshje shumë të rëndësishme për ne, para njërës nga pesë finalet e fundit. Jemi të detyruar të marrim rezultat pozitiv, pasi që ndeshjet po shkojnë drejt fundit dhe fitorja është i vetmi rezultat që na bën punë. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për një gjë të tillë dhe shpresojmë të ja arrijmë”.

“Gjithë futbollistët janë të rëndësishëm, kam besim te secili prej tyre. Ne do të luftojmë me ata të cilët janë në dispozicon për të marrë maksimumin nga ndeshjet e mbetura. Unë kërkoj nga ta të japin më tepër se 100%, pasi që kjo është mënyra e vetme për të arritur te rezultatet të cilat i kërkojmë”.

Malisheva – Gjilani zhvillohet të dielen me fillim nga ora 15.00 në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës.