VLEN

Mexhiti: Komisionerë sytë e veshët i kemi tek ju, mbrojeni këtë rezultat historik

Izet Mexhiti nga VLEN ka kërkuar nga komisionerët e vëzhguesit të jenë të vëmendshëm deri në numërimin e votës së fundit.

Ai ka thënë se ky rezultat është historik.

“Komisionerë dhe vëzhgues, të gjithë ne i kemi sytë e veshët tek ju. Qëndroni maksimalisht të vëmendshëm deri në kutinë e fundit, deri në votën e fundit, sepse ky është rezultat historik!”

Mexhiti ka falënderuar diasporën.

“P.s. falenderim i posaçëm për diasporën e mrekullueshme të cilët erdhën dhe e përkrahën NDRYSHIMIN!